Primaret shkaktuan pakënaqësitë e para në gjirin e Partisë Demokratike. Ferdinand Xhaferaj dhe Helidon Bushati hoqen dorë nga ambicia për një mandat ligjvënësi. Por, nëse deputeti i Shkodrës u tërhoq për ti hapur rrugë të rinjve, kolegu i tij në Durrës beson se gara që do të zhvillohet më 1 mars mes demokratëve për një vend në Parlament e demton më shume sesa e ndihmon opozitën. Por, edhe pse primaret rrezikojnë te shkaktojnë një përcarje te re mes demokratëve në prag të zgjedhjeve parlamentare, Berisha nuk ben asnjë hap pas.