Me akuza për kryesocialistin Edi Rama, kreu i opozitës, Sali Berisha, kërkoi mbrëmjen e së hënës votat e dibranëve, me premtimin se brenda 100 ditëve do transformojë gjithë vendin. Legalizimet për çdo banor të Dibrës ishin zotimi I kryedemokratit Berisha në takimin përmbyllës në këtë qark. Lamborghini i Noizyt në takimin e Ramës në Dibër ishte sërish pjesë e fjalimit të Berishës, I cili nuk I kurseu ironitë me kundërshtarin e tij politik.