Zyrtarisht asnjë institucion nuk thotë asgjë për fatin e Ervis Martinaj, por jo Sali Berisha i cili ka shumë për të thënë. “Ja mori lojërat e fatit Vis Martinit dhe tani thotë ku është? E di ai ku është. Olsi Rama është njeriu në hije i lojërave të fatit. Shko pyet baton Shtaniqitit. A nuk shkruajti që është në 6 copë . Po do thoni ju se nuk e tha Fuga por e thanë ‘Fugat’ e tij”, tha Berisha.