Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn dhe tetë zyrtarët e tjerë, të akuzuar për koncesionin e sterilizimit. Ndaj Beqajt, rëndon vepra penale “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. SPAK ka dërguar për gjykim pranë GJKKO-së ish-zëvendës/ministrin Klodian Rjepajn, i akuzuar për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.