Serbët e veriut të Kosovës, të cilët kanë braktisur institucionet e Kosovës, nuk do të mbeten pa burime financiare. Në fakt, ata vazhdojnë të nënshkruajnë kontratat e ofruara nga shteti i Serbisë, ku theksohet se po marrin përsipër të kryejnë punë për Organin e përkohshëm dhe Zyrën për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, në “mbështetje të komunitetit serb” në veri të Kosovës. Nuk specifikohet sakaq, se për cfarë punësh bëhet fjalë.