Një aksident që përfshiu disa mjete ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Vllazërimi”, në lagjen 17, në Durrës. Sipas burimeve, drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me disa makina të parkuara buzë rrugës. Në këtë ngjarje rrugore u përfshinë edhe 5 automjete të tjera.