Fredi Beleri ka lënë qelinë në burgun e sigurisë së lartë të Fierit. Para mediave Beleri është shprehur se do të luftojë për çështjen në Strasburg, dhe nëse fiton do të kandidojë sërish. “Në Himarë dhe në Shqipëri nuk ka zgjedhje”, është shprehur Beleri, “pasi pushteti ka vendosur që të mos bëhen zgjedhje”.