Fredi Beleri vazhdon përpjekjet ligjore për të kryer betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, ndërsa ndodhet në gjendje arresti në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli moskompetencën e saj duke ia kaluar gjykatës së Durrësit shqyrtimin e kërkesës për t'u betuar.