Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias përsëriti thirrjet drejtuar autoriteteve shqiptare për të liruar nga paraburgimi Fredi Belerin, fituesi i zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës. Në pohimet e bëra për Star TV, shefi i diplomacisë greke paralajmëroi se kjo situatë mund të ketë një ndikim serioz në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.