Kreu i Shtetit Bajram Begaj ka folur publikisht për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit që ndodhet në burg për shitblerje votash. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Presidenti tha se ka besim tek drejtësia e re, e cila duhet lënë të bëjë punën e saj.