“Kush beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose të heshtë!” Me fjalët e Profetit Muhamed, Presidenti Bajram Begaj mblodhi bashkë në tryezën e iftarit gazetarë dhe punonjës të medias, me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit. Duke e cilësuar gazetarinë si një formë të “agjërimit të fjalës”, kreu i shtetit theksoi se përtej agjendave zyrtare, na bashkon përulësia para të vërtetës dhe respekti për tjetrin.