Top Channel/ BE, “ultimatum” Malit të Zi: Jo dhënies së shtetësisë ekonomike!
13/01/2023 22:36

Bashkimi Europian ka kërkuar hapur nga Mali i Zi që si vend kandidat i bllokut, t`i japë fund cdo mase që mund të rrezikojë arritjen e qëllimeve të Bashkimit Europian, përfshirë këtu edhe përdorimin e skemës për dhënien e shtetësisë ekonomike. “Ne shohim cdo gjë”, ishte mesazhi i nënkuptuar i zëdhënëses së Këshillit Europian, Ana Pisonero Hernandez, e cila theksoi se blloku monitoron nga afër cdo ngjarje që mund të konsiderohet si anashkalim i masave të aplikuara në kuadrin e politikës së jashtme dhe të sigurisë së tij. Zëdhënësja kujtoi se “Komisioni Europian vazhdimisht e ka këshilluar Podgoricën që të heqë skemën e shtetësisë për investitorët dhe se Mali i Zi është zotuar ta bëjë këtë deri në fund të vitit 2022, për shkak të rreziqeve që paraqet, si pastrimi i parave, evazioni fiskal, financimi i terrorizmit, korrupsioni dhe infiltrimi i krimit të organizuar”. Këshilli Europian në raportin e fundit i kërkoi Podgoricës të heqë shtetësinë ekonomike dhe të harmonizojë politikën e vizave për "vendet e treta" . “Nëse vlerësohet se programe të tilla paraqesin një rrezik të shtuar për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të shteteve anëtare, regjimi pa viza mund të pezullohet”, thuhet në raportin për monitorimin e regjimit pa viza të vendeve anëtare. Raporti rekomandon që Mali i Zi duhet të harmonizojë urgjentisht politikën e tij të vizave me Bashkimin Europian kur bëhet fjalë për vendet e treta, veçanërisht ato që përfaqësojnë emigracionin e parregullt ose rreziqet e sigurisë për Bashkimin Europian. Në vitin 2021, nga 807 persona që aplikuan për marrjen e shtetësisë në bazë të investimeve, u lëshuan 264 pasaporta malazeze.

Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
Top News – Sllovenia, karburant me racion… / Vendi i parë i BE-së që merr masën drastike
24/03 13:01
Top News – AfD ekspozon diplomatët europianë. ‘Sekretet e BE-së po bien në duart e Kremlinit’
24/03 13:00
Top News – Do kontrolloj Hormuzin bashkë me Ajatollahun e ri / Trump do të marrë frenat
24/03 13:00
Top Channel/ Deklaratat e Trump, akuza pas luhatjeve në bursa: Dikush po përfiton!
24/03 12:12
Top Channel/ Hakerët rusë sulmojnë Serbinë? “Shënjestruan Ministrinë e Mbrojtjes”!
24/03 11:57
Top News – Netanyahu ‘i bëri gropën’ Trumpit / ‘Do hysh në histori për vrasjen e Khameneit’
24/03 11:41
Top Channel/ “JO-ja” në referendum, Melonin “e tradhtoi” gjenerata Z? Por sërish lidere në sondazhe!
24/03 11:25
Top Channel/ Iran “çan” mburojën raketore të Izraelit: 6 të plagosur, “tërbohet” Netanyahu!
24/03 11:24
Top Channel/ Bisedimet me Iranin, “frenon” Shtëpia e Bardhë: Situata “fluide”, s`ka takime formale!
24/03 11:23
DIGITALB DIGITALB