Me ritme proceduriale të paimagjinueshme në kushte të tjera, Parlamentin Europian voton pasditen e sotme për t`i dhënë Ukrainës zyrtarisht statusin e vendit kandidat për në BE, e mënjehërë më pas pranimin në bllok. Me një fjalim të regjistruar nga vendi ku po qëndron në Kiev, teksa dara e Rusisë mbi kryeqytetin ukrainas sa vjen e shtrëngohet, presidenti Volodymyr Zelensky i bëri thirrje BE-së ta dëshmojë me veprime konkrete se mban anën e saj në një këtë konflikt.