Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE do të ndahet nga ajo e Maqedonisë së Veriut, me bllokun e parë të negociatave që do të hapen zyrtarisht më 15 tetor, në bazë të një vendimi unanim nga ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Lajmin e përcjell Euractiv, duke cituar një zëdhënës, sipas të cilit është pranuar më në fund largimi nga ideja e avancimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut së bashku drejt bllokut europian.