Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Kaja Kallas, ka hedhur poshtë pretendimin se Evropa përballet me “zhdukje qytetërimi”, duke kundërshtuar kështu kritikat ndaj kontinentit nga administrata Trump. Kallas e bëri deklaratën kwtw tw dielw në Konferencën e Sigurisë në Mynih, një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dha një mesazh qetësues për aleatët evropianë. Kallas gjatë fjalimit të saj iu referua kritikave në strategjinë e sigurisë kombëtare të SHBA-së, të publikuar në dhjetor.