Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian pa normalizimin e raporteve të saj me Kosovën, deklaroi për REL zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. "Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë: Nëse nuk ka progres në normalizim, nuk do të ketë progres në negociatat e anëtarësimit”, shtoi ai.