Top Channel/ BE “përjashton” Hungarinë! Borrel anulon takimin e ministrave të mbrojtjes në Budapest
23/07/2024 19:47

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, i ka hequr Hungarisë të drejtën për të pritur takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes për qëndrimin e saj ndaj luftës në Ukrainë. Kjo vjen disa javë pasi Hungaria mori presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, një rol në të cilin normalisht do të priste ngjarjen, dhe mes zemërimit për një takim që kryeministri Viktor Orban zhvilloi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në fillim të këtij muaji. Borrell tha se veprimet e Hungarisë duhet të kenë pasoja dhe se "ne duhet të dërgojmë një sinjal, edhe nëse është një sinjal simbolik". Hungaria e përshkroi masën si "plotësisht fëminore". Çdo gjashtë muaj, nën çdo presidencë të re të këshillit, ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së mbajnë takime jozyrtare për të diskutuar çështjet më të mëdha globale me të cilat përballet blloku. Seti tjetër i takimeve do të zhvillohet në 28-30 gusht dhe do të mbahej në Budapest, por të hënën zoti Borrell njoftoi se ato do të mbaheshin në Bruksel. Duke cituar komentet e bëra pas takimit me Putinin, në të cilin Orban akuzoi BE-në se ka një "politikë pro luftës", Borrell u tha gazetarëve: "Nëse doni të flisni për partinë e luftës, flisni për Putinin. “Mund të them se të gjitha shtetet anëtare – me një përjashtim të vetëm – janë shumë kritikë për këtë sjellje. Nga 26 vendet e tjera në BE, vetëm Sllovakia ka mbështetur Hungarinë në mosmarrëveshje. Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski propozoi që takimi i gushtit të zhvillohej në Ukrainën perëndimore, por kjo ide u bllokua nga Budapesti.

Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
Top Channel/ Greqia kufizon fitimet për naftën, u vendos limite kompanive
11/03 21:51
Top Channel/ Merret vendimi, 400 milionë fuçi rezervë kundër kërcënimit iranian
11/03 19:47
Top Channel/ Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasadori iranian në OKB: Mbi…
11/03 18:38
Top Channel/ Irani nuk ndal kërcënimet: Do të shënjestrojmë bankat e lidhura me SHBA-në dhe Izraelin
11/03 18:36
Top Channel/ Sulm dronash pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur
11/03 18:35
Top Channel/ Përshkallëzohet situata në Liban, Izraeli paralajmëron evakuim të banorëve të Bejrutit
11/03 18:34
Top News – Putini pret internetin, ‘frikë nga Ukraina’ / Kremlini: Për aq kohë sa është e nevojshme
11/03 18:33
Top Channel/“Erë gjaku e baruti”, Erdogan jep alarmin: Lufta e Iranit do të përhapet kudo në rajon!
11/03 15:16
Top News – Izraelitët kërcejnë, ‘festë në bunker’…ndërsa raketat e Iranit fluturojnë mbi Tel Aviv
11/03 14:41
Top Channel/ Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh!
11/03 14:24
Top News – T’i hiqet vetoja SHBA-së dhe Rusisë / Spanja kërkon reformimin e Kombeve të Bashkuara
11/03 13:44
Top News – Bunkerët e Luftës së III Botërore / Prodhuesi: Jam i mbytur me kërkesa, i duan të gjithë
11/03 13:41
Top News – Sulme mbi Iranin, nga Evropa / SHBA do të përdorë bazën rumune, shqyrtohet kërkesa
11/03 13:39
Top Channel/ Zvicër, policia e pohon: Djegia e autobusit me 6 viktima, e qëllimshme!
11/03 13:34
Top Channel/ Mira Murati, marrëveshje miliardëshe! Startup i saj bashkëpunon me Nvidia
11/03 12:38
DIGITALB DIGITALB