Mes pretendimeve të Donald Trumpit se Venezuelën do ta drejtojnë Shtetet e Bashkuara në fazën e tranzicionit të pushtetit, Bashkimi Europian mban një qëndrim të kujdesshëm. Shefja e diplomacisë së bllokut, Kaja Kallas, e bëri të qartë në një deklaratë të saj se populli i Venezuelës ka të drejtën të vendosë vetë për të ardhmen e tij. E drejta e popullit venezuelian për të vendosur për të ardhmen e vet duhet të respektohet. Respektimi i vullnetit të popullit venezuelian mbetet e vetmja mënyrë që Venezuela të rivendosë demokracinë dhe të zgjidhë krizën aktuale.