Bashkimi Europian mund t`i kthejë Serbisë regjimin e vizave, dhe shkak për këtë, sipas Komisioneres për Punë të Brendshme e bllokut, Ylva Johanson, është rritja drastike e numrit të emigranteve që po kalojnë në vendet e BE-së përmes Serbisë. Shtimi i ndjeshëm i fluksit të emigrantëve përmes asaj që njihet si “Rruga Ballkanike” , është temë kryesore diskutimi e ministrave të brendshëm të BE-së në Luksemburg.