Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla reagoi përmes një postimi në Facebook ndaj rrebeshit të kritikave që pasuan deklaratën e bërë prej saj në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, ku tha se BE-ja nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Europë. Kryediplomatja e Kosovës e quajti bllokun europian “një tigër prej letre”.