Top Channel/ BE i përgjigjet Trump, tarifa 25% ndaj SHBA, Macron kundër Melonit
09/04/2025 19:56

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka siguruar mbështetjen e nevojshme për të vendosur kundërmasa tregtare me tarifa 25% ndaj SHBA-së, duke u hakmarrë për tarifat e saj të çelikut dhe aluminit. Në deklaratën e komisionit thuhet se “BE-ja i konsideron tarifat amerikane të pajustifikuara dhe të dëmshme, duke shkaktuar dëm ekonomik për të dyja palët, si dhe ekonominë globale”. “BE-ja ka shprehur preferencën e saj të qartë për të gjetur rezultate të negociuara me SHBA-në, të cilat do të ishin të balancuara dhe reciprokisht të dobishme”, thuhet më tej në deklaratë. Por shton se kundërmasat do të hyjnë në fuqi, pasi të kenë përfunduar kontrollet përfundimtare, me detyrimet që do të mblidhen nga e marta, 15 prill. “Këto kundërmasa mund të pezullohen në çdo kohë, nëse SHBA-ja bie dakord për një rezultat të drejtë dhe të balancuar të negociuar,” thuhet në deklaratë. Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni ka njoftuar se do të udhëtojë së shpejti në SHBA për të negociuar me Trump dhe kjo nuk i ka pëlqyer presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili e ka cilësuar si një thyerje të unitetit të Europës. Ndërkaq, për herë të parë Rusia, Klina dhe Europa janë bërë bashkë pas shumë kohësh në qëndrimet e tyre dhe e gjitha kjo lidhet me tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump. Putin ka akuzuar SHBA-në për shkelje të rregullave të tregtisë ndërkombëtare pasi hynë në fuqi tarifat 104% për importet nga Kina. “Uashingtoni nuk duket se është i detyruar nga normat e ligjit të tregtisë ndërkombëtare,” ka njoftuar ministria e jashtme ruse duke shtuar se vendimet tarifore të marra nga Trump “shkelin rregullin themelor të OBT-së”.

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05