Pajisje me vlerë 2,4 milionë euro iu dorëzuan Policisë Kufitare dhe Migracionit nga Bashkimi Europian. Ambasadorja e Delegacionit të BE, Christiane Hohmann, tha se ky projekt dhe gjithë bashkëpunimi me BE-në në tërësi ndihmon në përgatitjet e Shqipërisë për anëtarësim në union.