Kosova u lavdërua nga BE-ja për miratimin e Ligjit për të huajt dhe u shpërblye me heqjen e plotë të masave shtrënguese ndaj saj. Ndërkohë me Serbinë, blloku nuk po i fsheh pakënaqësitë. Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Tonino Picula, deklaroi se reformat në këtë vend janë “ngadalësuar ndjeshëm” në disa fusha, duke shënuar regres të dukshëm sidomos në raport me sundimin e ligjit dhe standardet e demokracisë.