Brukseli i ka dhënë “dritën jeshile” heqjes së sanksioneve ekonomike kundër Sirisë. Vendimi u njoftua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme Kaja Kallas. Reagimi i Damaskut ishte i menjëhershëm, pasi Ministri i Jashtëm sirian Asaad al-Shaibani falënderoi menjëherë Bashkimin Evropian për heqjen e sanksioneve ndaj vendit të tij.