Në një fjalim në të cilin përdori si rrallëherë tone jashtëzakonisht të ashpra ndaj Izraelit, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen propozoi pezullimin e mbështetjes financiare për shtetin hebre. Përpara Parlamentit Europian në Strasburg, shefja e KE-së foli gjithashtu edhe për sanksionim të ministrave "ekstremistë" izraelitë dhe të kolonëve të dhunshëm.