Bashkimi Europian po koordinon veprimet me Shtetet e Bashkuara në mesin e tensioneve që ka shkaktuar një ndërhyrje e mundshme e Rusisë në Ukrainë. Në përpjekje për të gjetur një përgjigje ndaj një agresioni rus, ministrat e jashtëm të bllokut europian u mblodhën në Bruksel, një takim që sipas shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tregoi se ekziston "unitet" mes vendeve anëtare për veprime "të shpejta dhe të vendosura", nëse Moska e bën realitet planin e saj.