285 produkte kozmetike që përmbajnë kimikate të ndaluara në Europë ka identifikuar Agjencia Europiane e Kimikateve, ECHA. Nga verifikimet e kryera gjatë projektit pilot të saj rezultoi se rreth 6% e produkteve kozmetike përmbanin substanca të rrezikshme, të cilat rregullatorët europianë i kanë ndaluar. Në këtë nismë u përfshinë agjencitë kombëtare në 13 shtetet anëtare të Zonës Ekonomike Europiane – ku bën pjesë edhe Gjermania.