Top Channel/BBC: Rusia po djeg gaz në kufi më Finlandën, “çmendet” çmimi në Europë!
26/08/2022 12:23

Teksa kostot e energjisë në Europë po shkojnë në qiell, Rusia, thotë BBC, po djeg sasi të mëdha gazi natyror, i cili më parë, do të ishte eksportuar në Gjermani. Ekspertët pohuan për gjigandin mediatik se uzina në afërsi të kufirit me Finlandën, po djeg gaz me vlerë rreth 10 milionë dollarë çdo ditë. Shkencëtarët janë të shqetësuar nga vëllimet e mëdha të dioksidit të karbonit dhe blozës që po lëshohen, të cilat mund të përkeqësojnë shkrirjen e akullit në Arktik. Analiza e Rstad Energy tregon se rreth 4.34 milionë metra kub gaz digjen çdo ditë. Ky gaz vjen nga një fabrikë e re në Portovaya, në veri-perëndim të Shën Petersburgut. Shenjat e para se diçka nuk ishte në rregull u diktuan nga vetë qytetarët finlandezë në zonën kufitare, të cilët vunë re flakë të mëdha në horizont në fillim të verës. Portovaya ndodhet pranë një stacioni kompresori në fillim të tubacionit Nordstream 1, i cili transporton gaz nën det në Gjermani. Furnizimet përmes tubacionit janë kufizuar që nga mesi i korrikut, me rusët që nxjerrin si pretekst problemet teknike. Që nga qershori megjithatë, studiuesit kanë vënë re një rritje të konsiderueshme të nxehtësisë që buron nga objekti - që mendohet të jetë pikërisht nga djegia e gazit natyror. Një pjesë e tyre mendojnë se djegia nuk është aksidentale, por një vendim i qëllimshëm i marrë për arsye operacionale. Të tjerë nuk përjashtojne mundësinë e sfidave teknike në trajtimin e vëllimeve të mëdha të gazit që do të furnizonin tubacionin Nordstream.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB