Monitoruesi kryesor i urisë në botë, Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC), i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, vlerëson se gati gjysmë milioni njerëz – apo një e katërta e palestinezëve në Gaza - po vuajnë zinë e bukës e kjo për shumë arsye. Raporti e tregon qartë se kjo situatë është "tërësisht e shkaktuar nga njeriu", me organizatat e ndihmës që sot akuzojnë Izraelin për "pengimin sistematik" të hyrjes së ushqimeve në Rripin e Gazës. Përfundimi i IPC-së është se njerëzit që jetojnë në zonën e Qytetit të Gazës po përjetojnë kushte “të urisë ekstreme, varfërisë dhe vdekjes". Gjithashtu, ai zbulon se uria po përhapet me shpejtësi – dhe sipas trendit aktual, në shtator do të jetë shtrirë edhe në pjesën tjetër të Gazës. Raporti ka arritur në përfundimin e tij nëpërmjet tre treguesve kryesorë: