Top Channel/ BBC: Anija 7 orë pa ndihmë, reagon Athina- Ishte në ujra ndërkombëtare!
19/06/2023 16:05

BBC njoftoi se ka nisur një verifikim të saj mbi tragjedinë e anijes me emigrant të mbytur pranë brigjeve greke. Gjigandi mediatic anglez ka siguruar prova që hedhin dyshime mbi pretendimet e rojeve bregdetare greke lidhur me rrethanat e fundosjes së peshkarexhës së tejmbushur me njerëz. Verifikimi i lëvizjeve të anijeve të tjera në zonë lë të kuptohet se anija e fundosur kishte qëndruar në vend për të paktën 7 orë përpara se të mbushej me ujë. Rojet greke vazhduan megjirhatë të deklarojnë se gjatë atyre orëve, mjeti ka qenë duke lëvizur drejt Italisë dhe nuk kishte nevojë për ndihmë. Së fundi, edhe Ministria greke e Marinës dhe Politikës Ishullore reagoi me një pohim të ngjashëm. Anija e peshkimit u mbyt në ujrat ndërkombëtare në zonën detare prej 47 miljesh detare në jugperëndim të Pylosit, thuhet në deklaratën e saj. Ajo ka qenë duke lundruar që nga momenti i pikasjes së saj gjatë orëve të mëngjesit, mesditës dhe apsdites së 13 qershorit, duke përshkruar gjithsej 24 milje detare. Gjatë orëve të pasdites po atë ditë, peshkarexhës iu afrua një anije cisternë që lundronte aty pranë për ti ofruar ndihmë, por ajo raportoi se anija peshkimit largohej me të njëjtat mjete sa herë që tentonte t`i afrohej. Në fund, anija cisternë nisi ti furnizonte me artikuj ushqimorë, por në fundin e këtij procesi pasagjerët e peshkarexhës filluan t`i hidhnin furnizimet në det”, vazhdon deklarata. Të paktën 78 të vdekur është bilanci zyrtar i fundosjes së peshkarexhës, por shifra e jetëve të humbura mund të jetë shumë më e lartë se kaq. CNN raportoi më herët duke cituar kryetarin e parlamentit në Pakistan, Muhammad Sadic Sanjrani, se të paktën 300 pakistanezë kanë vdekur në këtë tragjedi, ndërsa OKB thote se 500 persona ende konsiderohen të zhdukur.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52