Një tjetër rast prostitucioni me protagoniste shtetase të huaja është goditur nga policia, në Qerret të Kavajës. Dy gra me kombësi kineze u arrestuan në flagrancë në një apartament në Qerret të Kavajës, ku dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm përmes shërbimeve seksuale me pagesë.