Kësaj radhe cak i hetimeve është ish këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj. Mbi arsye që mbesin ende të paqarta, gjatë së mërkurës banesa e Behramajt u rrethua nga hetuesit ndërkombëtarë të cilët u asistuan edhe na Policia e Kosovës. Bastisjen e cilësoi si kërcënim ndaj mediave kolegu i Behramaj, Artan Behrami. "Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bënë nder Prokurorisë Speciale!"