Rritja e ndjeshme e rasteve me covid ka bërë që Bashkia e Pukës të bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë administratën. Kjo është e para Bashki në të gjithë vendin që merr këtë vendim. Kryetari i kësaj Bashkie, Gjon Gjonaj në një deklaratë u shpreh se situata e covid sa vjen e po rëndohet dhe kjo ka çuar në marrjen e këtij vendimi, që cilësohet si shpëtim për jetën.