Mungesa e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i paraburgosur prej thuajse një viti tashmë, sipas ministrit të pushtetit vendor Ervin Demo ndikon shumë në funksionimin e bashkisë më të madhe ne vend. Pyetur nga Top Channel, ministri pohoi se Tirana ka nevojë për një lidership politik.