Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kreun e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. Ata diskutuan për bashkëpunime në projekte që i përkasin fushës së bujqësisë, si dhe për të mësuar nga eksperiencat e mira mes qyteteve. Veliaj i dhuroi Latifit “Kullën e Sahatit” të Tiranës.