Autori i vrasjes së 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, Gerald Shehu është bashkëpronar i hotelit, ku viktima punonte si recepsionist. Në një njoftim policia thotë se po vijon puna për gjetjen e trupit të 31-vjeçarit, di dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa autori është ende në kërkim. Ai dyshohet së ndodhet në Greqi, aty ku edhe policia fqinje po bashkëpunon për kapjen e tij.