Top Channel/ Basha sulmon edhe KQZ/I paraprin vendimit të KAS për ankimimet e opozitës për zgjedhjet
14/05/2021 15:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ri-formatua para zgjedhjeve me marrëveshje mes dy partive te mëdha. Por, Lulzim Basha nuk beson në integritetin e të zgjedhurve të tij në KAS. Kryedemokrati akuzoi gjykatën e KQZ-se per vendime politike. “Shikoni marifetet që përdorin! Refuzojnë t’ju kërkojnë organeve shtetërore provat e manipulimit. Është i njëjti KAS sot, ai që ishte dje dhe pardje. Ishte KAS-i që hoqi emrat e kandidatëve nga fleta e votimit siç urdhëroi Edi Rama, i njëjti KAS që votoi për të mos i kërkuar prova institucioneve shtetërore. Refuzojnë të sjellin informacionet apo të shërbimit informativ ku ka orë të tëra përgjimesh të ministrave të Ramës, duke shkelur ligjin, që do të mjaftonin për t’ju vënë prangat dhe për t’i çuar tani si të pandehur para drejtësisë”, u shpreh Basha. Demokratët pritet të ndjekin të gjitha hallkat e ankimit per ndryshimi ne rezultatit te zgjedhjeve. Pas shterimit të rrugëve ligjore, nuk përjashtojnë as protestat. “Por detyra jonë është të konsumojmë çdo hap dhe betejën ta shtrijmë në çdo fushë, ta shtrijmë në çdo rrugë, në çdo qytet e në çdo fshat. Në të gjitha format, në të gjitha mënyrat, në çdo fushë beteje Një gjë është e sigurt si drita e diellit sot fundi i kësaj beteje nuk mund të jetë triumfi i regjimit Rama-Doshi, por përmbysja e këtij regjimi dhe fitorja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve”, tha Basha. Nuk pranon humbjen ndaj nuk njeh as rezultatin e zgjedhjeve. Ftesave për bashkëpunim me Edi Ramën i mbyll derën, por më i ashpër tregohet me ish-themeluesin e partisë Arben Imami i cili thotë se marrëveshja Rama-Basha vijon. “Opsioni për të bashkëpunuar me këtë krim që u krye faqe gjithë shqiptarëve dhe botës, janë zero. Kush nuk e ka dëgjuar, le ta dëgjojë. Kush nuk e ka kuptuar dhe vijon flet per bashkepunim do te thote se eshte cirak i Rames”, tha Basha. Lulzim Basha paralajmëroi edhe demokratët e Fierit të përgatiten shume shpejt për zgjedhje ne parti duke mos dhënë më shume detaje mbi procesin.

Top News- Deputetët i japin lamtumirën Kuvendit/ Mbyllet seanca e fundit, opozita bojkoton votimin
03/07 22:52
Top Channel/ Seanca e fundit, miratohet akti normativ për buxhetin
03/07 22:32
Top News- Rama skanon Bashkinë e Tiranës/ Pjesë e takimit e deputetët, kërkon prezencë në terren
03/07 22:01
Top Channel/ Rama “shkund” Bashkinë e Tiranës: Kujdes me zënien e trotuarëve, mos bëhet si Vlora
03/07 21:48
Top Channel/ Pas Vlorës, Rama shkund Bashkinë e Tiranës! Takim me drejtorët dhe deputetët e rinj
03/07 20:23
Top News- Rama mbyll takimin me deputetët e Tiranës, kreu i qeverisë largohet i pari
03/07 20:03
Top Channel/ Pas Vlorës, Rama shkund Bashkinë e Tiranës! Takim me drejtorët dhe deputetët e rinj
03/07 19:37
Top Channel/ Tabaku nga Kuvendi: Shqipëria s’ka nevojë për tallje dhe propozime shkel e shko
03/07 18:42
Top Channel/ “Ka paqartësi”/ Mazniku sqaron Tabakun për projektligjin për bashkëpronësinë
03/07 18:09
Top News – Paralajmërimi për mbylljen e AKU. Shehu: E rrezikshme! Rama po shkel kuvendin
03/07 17:22
Top News – ‘Nëse do fustan e taka, ja jap.’ Kryemadhi akuza ndaj Tedi Blushit: Më largoi Ilir Metën
03/07 17:20
Top Channel/“Në Strasburg u shokuan kur panë…”, Vokshi: Na thanë ‘Kështu doni të hyni në Europë?’
03/07 15:31
Top Channel/ Berisha zbulon bisedat në Asamblenë e OSBE: Ju çuam fakte për zgjedhjet
03/07 15:29
Top Channel/ Kryemadhi nxjerr kartën bankare, shpërthen ndaj Tedi Blushit
03/07 15:29
Top Channel/ Seanca e fundit, deputetët që s’do jenë më japin mesazhin e tyre
03/07 15:28
Top Channel/ Rama “tërmet” në Vlorë, shkrin gjithë bashkinë!
03/07 15:27
Top Channel/ Balla replikon me Tabakun për bujqësinë, ministri i kthehet Vokshit: Ti nuk bëhesh!
03/07 15:19
Top Channel/ “Fshati nuk jeton më si dikur”, Tabaku: Politika ka dështuar, fshati ka nevojë për…
03/07 15:10
Top Channel/ Gjekmarkaj: 11 maji farsë zgjedhore, Berisha u godit politikisht
03/07 13:44
Top Channel/‘Nuk po dal si servil nga ky Parlament’, Sula mbyll fjalimin e fundit me batutën e Ramës
03/07 13:22