Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat nga selia blu u shpreh se sot nuk është një ditë për të festuar, por për fat të mirë nuk pati gjakderdhje siç deshi Sali Berisha. Lulzim Basha tha se Sali Berisha u eksitua nga dhuna që u ushtrua dje, ndërsa nuk e fshihte gëzimin kur njerëzit lëndoheshin.