Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim elektoral në Tropojë, mëngjesin e kësaj të diele. Ky i fundit tha se, Tropoja dhe të gjithë qytetet e Shqipërisë janë lënë në harresë, ndaj sipas tij, është detyrë e qeverisë së re, për të bërë ndryshimin. Duke theksuar se ndryshimi është në dorën e shqiptarëve, Basha kërkoi të votohej masivisht numri 9, për anëtarësimin në BE, rritjen e punës, rikthimin e të rinjve dhe rivendosjen nënprefekturë të Tropojës, për të cilën, Basha tha se do të jetë një nga vendimet e para nëse zgjidhet kryeministër pas 25 prillit. Pas përfundimit të fjalës, Kryedemokrati vendosi lule tek busti i Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.