Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar duke thënë se do të qëndrojnë në shtëpinë e demokratëve duke iu referuar selisë së PD. Sa i përket referendumit të mbajtur nga Berisha për shkarkimin e tij, Basha mohon të ketë pasur një të tillë duke thënë se ka një PD dhe një Kuvend Kombëtar.