Kryedemokrati Lulzim Basha tha për mediat këtë të enjte se është në proces të thellë reflektimi dhe se është gati të ndërmarrë çdo veprim në interes të PD-së. Përmes kësaj, nënkuptohet se ai është i gatshëm të japë edhe dorëheqjen nga posti, e kërkuar nga shumica e grupit të PD-së.