Përplasja brenda partisë më të madhe në opozitë, ka shkuar në pikën e vlimit. Tashmë listat me firmat e 4200 anëtarëve të këshillit kombëtar janë mbyllur në një kasafortë në selinë e PD. Firmat janë për të mbështetur nismën e mbledhjes së këshillit kombëtar. Por kjo nisëm nuk njihet nga drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike.