Lulzim Basha komentoi për herë të parë rikthimin e bashkëpunimit mes Sali Berishës dhe LSI-së për zgjedhjet e pjesshme ne 6 Bashki. “Gjithë ajo skenë barbare atje e sulmit kundër shtëpisë së demokratëve, për çfarë paska qenë? Që shtëpia e lirisë të kthehet në shtëpinë e Ilirit?! Për t’i dorëzuar PD-në LSI-së dhe Ilir Metës?! Kohët janë të errëta, por çfarë është demokrate do të mbetet demokrate, e nuk do të përlyhet as nga hijet e korrupsionit, as nga mbetjet e të shkuarës”, tha Basha.