Boshatisja e fshatrave dhe largimi i më të rinjve ka bërë që barra e punë e të bjerë mbi moshën e tretë. Xhemiko Nazarko nga fshati Helmës i Kolonjës është 80 vjeç dhe është duke bërë bareshën për bagëtitë e saj. Ajo jeton me djalin dhe familjen e tij që ende nuk janë larguar nga fshati por duke qenë se u duhet shumë punë Xhemikoja përpiqet t’i ndihmojë.