Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi zbuloi në emisionin Open arsyen e konfliktit të krijuar mes PD-së dhe LSI-së. Ai theksoi se PD i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së, por kjo e fundit tha se 34 i siguronin të vetëm. Sipas Bardhit, LSI donte të garonte në zgjedhjet e 25 prillit në listë të vetme.