Gazment Bardhi, i cili renditet i pari në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit e ka cilësuar fitore të madhe ditën e sotme. Në deklaratën e tij ku dukej i lumtur teksa ndiqej nga simpatizantë demokratë, i ka bërë ftesë PS që të caktojë numëruesit dhe të fillojë sa më shpejt procesi i numërimit në mënyrë që rezultati të zbulohet sa më shpejt.