Ka degraduar në përdorimin e fjalëve fyese mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj. Gjatë seancës plenare ku Bardhi mbante fjalën, Felaj e etiketoi me fjalën “palaço” , ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së nuk i kurseu ofendimet dhe akuzat, se ka marrë ryshfete dhe është e përfshirë në aferën e inceneratorëve.