Stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Spanjën lindore javën e kaluar tani duket se po zhvendosen në Barcelonë. Shërbimi meteorologjik i vendit lëshoi një alarm të kuq për reshje shiu përgjatë vijës bregdetare të Barcelonës , duke paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë “nëse nuk është e nevojshme” dhe të jenë vigjilentë. Në celularët e qytetarëve janë dërguar mesazhe për “reshje të mëdha dhe të vazhdueshme” në periferitë jugore të qytetit. Alarmi u bëri thirrje njerëzve të shmangin kanionet ose kanalet.