Dhjetëra banorë të fshatit Guras në Pogradec kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat. Protesta e tyre lidhet me gjendjen e rrugës e cila është dëmtuar para disa muajsh si pasojë e punimeve për kanalizimet e ujerave të zeza.