“Po na zaptojnë tokat që na i ka dhënë shteti”. Kjo ka qenë kryefjala e shqetësimit të dhjetëra në Fier që kanë përfituar tokat në fshatin Boçovë, një sipërfaqe prej 100 dynymësh me ligjin 7501. Prej një viti e gjysme prona e tyre figuron me certifikatë pronësie në emër të kompanisë Bervi Construksion, ndërsa vetë banorët akuzojnë edhe kompaninë Salillari si të përfshirë në ndërtimin e paneleve diellore në këto toka. Është e padrejtë thonë ata që ne endemi institucioneve prej tre dekadash për tu pajisur me certifikatë pronësie, dhe papritur tokat tona dalin me mbivendosje.